I moshuari rrëfen torturat dhe përballjen me grabitësit: Për një orë na rrahën me hunj e grushte

Aktualitet
I moshuari rrëfen torturat dhe përballjen me grabitësit: Për

“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”. Kështu deklaron i moshuari që dje tentuan që t’i vidhnin banesën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës, rreth orës 18:30 të pasdites. 70-vjeçari Xhaferr Dervishi tha se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte vetëm me gruan e tij, ndërsa theksoi se nuk i njihnin autorët.

“Ne kemi një kuzhinë të vogël. Ra dera dhe thamë; ‘hyni’. Sa hapa derën, nisën të na torturonin. Na lidhën sytë dhe na dhunuan. Na kërkuan lekë, por unë u thash se; “kam 100 mijë lekë të pensionit, ua jap”.

Dy veta ishin me maskë. Shteti të zbardhë ngjarjen, të gjejë autorët”, -tha i moshuari nga shtrati i një krevati i spitalit, ku gjurmët e dhunës shihen qartë. 70-vjeçari ka pësuar goditje të forta në kokë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të freskëta.

https://youtu.be/6CCt5XO1hZQ

Ndër të tjera i moshuari tha se autorët i kishin rrahur me hunj dhe grushte dhe sende të forta, ndërsa nga goditjet ai ka disa qepje në kokë dhe në fytyrë.

E moshuara tha se pas dhunës, burrit të saj i kishte rënë të fikët, ndërsa autorët i kishin mbyllur nga jashtë. Duke u gjendur përballë kësaj situate, gruaja kishte prishur dritaren dhe kishte dalë prej aty bashkë me burrin, ndërsa më pas kishte kërkuar ndihmë tek fqinjët.

Mësohet se çifti i moshuar jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishin 4 fëmijë emigrantë në Itali.

ME TE LEXUARAT