FOTOT/ Kush janë vëllëzërit binjakë nga Mirdita që iu sekuestruan 5 mln euro pasuri
Dy personat që shikoni në foton e mësipërme të siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, janë Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku.
Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G..
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.
Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.
Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.