“Ferri vetë”, burgu ku kalon ditët El Chapo

Bota

Burgim i përjetshëm, plus 30 vite. Ky ishte dënimi që mori narkotrafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, i shpallur fajtor për dhjetë akuza tepër të rënda nga një gjykatë amerikane në korrik 2019.

I njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, El Chapo është mbyllur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”. Burgu ndodhet në shtetitn e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

62-vjeçari El Chapo, i cili u dënua si kreu i Kartelit të Sinaloas, qendron i vetëm në qeli, por ka “shokë burgu” disa nga kriminelët më famëkeq të dënuar në Shtetet e Bashkuara. Në total aty ndodhen 400 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë brenda mureve për 23 orë në ditë dhe dalin për të marrë ajër vetëm një orë në ditë.

Një raport i Amnesty International zbuloi se të burgosurit shpesh kalonin vite në izolim, ndërsa një ish-i burgosur, në një intervistë për “The Boston Globe”, e përshkruante vendin si një “ferr i teknologjisë së lartë”. Shumica e të burgosurve aty ka një televizor në dhomë, ndërsa e vetmja dritë natyrale hyn nga një dritare 10×10 cm. Nga ana tjetër, ushqimi konsumohet në qeli, pak centimetra nga tualeti.

Gardhet e jashtëm me telat me gjemba, rojet e armatosura, patrullat dhe qentë, e bëjnë përpjekjen për t’u arratisur nga aty praktikisht një vetëvrasje. Por edhe nëse i burgosuri arrin të kalojë gardhin, është e pamundur që të fshihet në një territor të tillë./a2 cnn

ME TE LEXUARAT