E papritur, Armando Sadiku transferohet në Bolivi

Sport
E papritur, Armando Sadiku transferohet në Bolivi

Sulmuesi i kombetares shqiptare Armando Sadiku transferohet në Bolivi, te ekipi Bolivar. Futbollisti shqiptar ka zgjedhur këtë lëvizje, pas aventurës së dështuar tek Erzurumspor në Turqi.

Presidenti i Bolivar, Marcelo Claure, e ka bërë të ditur lajmin e lëvizjes dhe Sadiku tani është gati për eksperiencën e re.

“Mirë se vjen Armando Sadiku. Sulmuesi i fuqishëm, 29-vjeçar, i cili shkëlqeu në ligat kryesore në Europë duke shënuar më shumë se 100 gola në Zvicër, Spanjë, Poloni dhe Turqi, pjesë e kombëtares shqiptare.

Ai është shqiptari i parë që vjen në Bolivi”, shkruan mes të tjerash Claure

ME TE LEXUARAT