Bie masivi shkëmbor, bllokon rrugën dhe vret mbi 50 bagëti në Selenicë

Aktualitet
Bie masivi shkëmbor, bllokon rrugën dhe vret mbi 50 bagëti

Moti i përkeqësuar në Vlorë krujoi probleme në fshatin Bashaj të bashkisë së Selenicës një masiv shkëmbinjsh ka rënë duke bllokuar tërësisht rrugën.

Bëhet fjalë për rrugën midis fshatit Bashaj dhe fshatit Vërmik.Masivi shkëmbor ka rënë në një stan duke vrarë 50 kokë bagëti të imta ,keca.

Në fshatin Bashaj kanë mbërritur forcat xhenjiere të ushtrisë dhe të ndihmuar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë së Selenicës,po punohet për hapjen e rrugës.

Ndërkohë moti i përkeqësuar në Vlorë,prej dy ditësh ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla të peshkimit, por jo tragetet e linjës Vlorë -Brindissi- Vlorë.

Deri në mesditë situata nga reshjet e shiut në rrugë të qyyetit është normale.

ME TE LEXUARAT