Biden iu kërkon falje ushtarëve që fjetën në qiell të hapur, Zonja e Parë iu shpërndan biskota

Bota

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ka kërkuar falje disa prej anëtarëve të Gardës Kombëtare që u detyruan të flenë në qiell të hapur dhe në parking, pasi iu tha se duhej të largoheshin nga ndërtesa e Kapitolit, të cilën e kishin mbrojtur 24 orë më parë.

Më shumë se 25 mijë trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e Biden, pas dhunës në fillim të këtij muaji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Foto dhe video të shpërndara të enjten tregonin ushtarët, të cilët ishin detyruar ta kalonin natën në parkim. Pamjet sollën menjëherë reagime të ashpra.

Megjithatë, sipas BBC, Joe Bide ka reaguar duke takuar shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës për t’i kërkuar falje. Në anën tjetër, zonja e parë, Jill Biden, takoi disa nga ushtarët për t’i falënderuar ata personalisht.

“Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që u kujdesët për sigurinë time dhe të familjes time”, u tha Jill Biden teksa shpërndau dhe biskota.

ME TE LEXUARAT