Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për politikën dhe të ardhmen e Kosovës

Politikë
Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për politikën dhe të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rugova ishte shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne.

Kryedemokrati shton më tej se projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT