Video/ ‘Plas grushti' në parlamentin e Çekisë pasi deputetit i mbyllin mikrofonin

Bota
Video/ ‘Plas grushti' në parlamentin e Çekisë pasi

Një debat i ashpër, i cili përfundoi në konfrontim fizik ka ndodhur në parlamentin e Çekisë për shkak të zgjatjes së gjendjes së emergjencës për koronavirusin.

Incidenti filloi kur Tomas Hanzel, nënkryetari i Dhomës së Parlamentit i mbylli mikrofonin Lubomir Volny, një deputet nga listat e pavarura, për shkak të kritikave rreth kësaj çështje.

Por Volny nuk u dorëzua. Ai shkoi në tavolinën e nënkryetarit për të folur me mikrofonin e tij dhe tha: “Si përfaqësues i zgjedhur i popullit, kam të drejtë të flas”.

Hanzel nuk donte ta lejonte dhe në ndihmë i erdhën kolegët, por Lubomir Volny i shtynte të gjithë, Pas konfliktit fizik me disa prej tyre, Volny u largua dhe seanca plenare u pezullua për 15 minuta.

Deputetët cekë diskutuan kërkesën e qeverisë për të zgjatur urgjencën kombëtare të koronavirusit edhe një muaj. Volny konsiderohet një kritik i mprehtë i kufizimeve të koronavirusit dhe ai refuzon të mbajë një maskë në parlament, megjithëse është me detyrim.

https://youtu.be/UPJDAZsPAYs

ME TE LEXUARAT