Tragjedia/ Nëna 25-vjeçare vret fëmijët e veten, djeg shtëpinë, shkruan në letër ‘Demonët fituan’

Bota
Tragjedia/ Nëna 25-vjeçare vret fëmijët e veten, djeg

Pesë fëmijë të gjetur të vdekur muajin e kaluar në një zjarr shtëpie në West Virginia, SHBA, ishin qëlluar për vdekje nga nëna e tyre, e cila kishte vizatuar një vizë të kuqe në fytyrë dhe kishte shkruar një letër ku pranonte aktin.

Ajo pretendonte se nuk kishte arritur të mundte “demonët” që kishte në vete. Gruaja shkruante se kishte kerkuar ndihme per shendetin e saj mendor “te shkaterruar” por nuk kishte marre asgje.

Sherifi i qytezës së Greenbrier, Bruce Sloan dha sot detaje të vrasjeve dhe zjarrit të 8 dhjetorit në një konferencë shtypi.

Ai tha se 25 vjeçarja Oreanna Myers vrau me armë tre bijtë e saj biologjikë dhe dy djemtë e bashkëshortit të saj nga një martesë e mëparshme, në shtëpinë e tyre në Williamsburg. Fëmijët fatkeqë u identifikuan si Shaun Dawson Bumgarner, 7 vjeç, Riley James Bumgarner, 6 vjeç, Kian Myers, 4 vjeç, Aarikyle Nova Myers, 3 vjeç dhe Haiken Jirachi Myers, 1 vjeç.

Trupat e fëmijëve ishin gjetur me plumba në kokë, brenda shtëpisë, kurse Myers ishte gjetur jashtë pranë një tavoline pikniku. Pushka ‘shotgun’ e përdorur për vrasjet u gjet pranë nënës.

Duke përshkruar sesi u gjet Myers, Sloan tha se ajo kishte veshur një pallto, dhe kishte një vijë të kuqe të vizatuar në fytyrë, nga njëri vesh te tjetri.

Vija misterioze në fytyrën e saj ishte parë dhe kur Myers kishte shkuar të merrte djemtë e saj nga autobuzi i shkollës. Një prej tyre e kishte pyetur atë nëse kishte gjak në fytyrë, por Myers tha se thjesht kishte vizatuar një vijë.

Një orë më vonë shërbimet e emergjencës do të njoftoheshin për një zjarr shtëpie, në të cilin më vonë u zbulua tragjedia shokuese.

Katër nga fëmijët u gjetën të vdekur në shtëpi pas zjarrit, ndërsa trupi i djalit të pestë u nxorr nga rrënojat vetëm katër ditë më vonë.

Bashkëshorti i Myers, Brian Bumgarner, po qëndronte me të afërm gjatë javës së punës, prej lehtësive të transportit.

Disa mesazhe mes Myers dhe bashkëshortit të saj gjatë javës tregonin se mes tyre kishte një “burim të thellë konflikti”.

“Nuk do të gjesh gjë tjetër kur të kthehesh përveç kufomave. Askush nuk e vret mendjen, përse duhet ta vas unë?” i shkruante Myers bashkëshortit. “Paratë shkojnë e vijnë, por unë nuk zëvendësohem. Lutem e qaj për ndihmë por nuk më ndihmon askush. Duhet të kujdesem për shëndetin tim mendor, me ndihmo se nuk më bëhet vonë për asgjë”, shkruante gruaja.

Sloan tha se nuk e dinte nëse gruaja ishte e diagnostikuar me sëmundje mendore, por në disa letra të lëna para vrasje-vetëvrasjes dhe djegies së shtëpisë së saj, ajo ishte ankuar për mungesë trajtimi apo ndihme për shëndetin mendor.

Në shënimin e lënë nga e reja e trazuar shkruhej: “Nuk është faji i askujt përveç meje. Demonët fituan kundër meje, më vjen keq që nuk isha mjaftueshëm e fortë”.

Ditën e vrasjeve Myers i shkroi bashkëshortit të saj duke thënë se kishte lënë diçka për të në automjet, ku u gjet letra për të me gjurmë të përgjakura gishtash, tha Sloan.

“Më vjen keq Brian”, i shkruante ajo bashkëshortit. “Nuk isha mjaftueshëm e fortë për ty apo për këtë familje. Koka ime është e … . Nuk isha mjaftueshëm e fortë për të luftuar demonët, këput, shtyp, qëllo. Jam e shkatërruar. Më vjen keq që dështova me ty dhe djemtë e tu të bukur. Nuk isha aq e fortë”, shkruhej në letër.

Sherifi tha s gruaja kishte vendosur tre letra në një qese plastike të ngjitura në xhamin e makinës, ku shkruheshin numrat e telefonit të të afërmve, një testament, dhe nje pranim i krimit.

“Kam qëlluar të gjithë djemtë në kokë. I vura zjarrin shtëpisë. Kam qëlluar veten në kokë, më vjen keq”, shkruante ajo në rrëfimin e krimit, duke shtuar:

“Shëndeti mendor është diçka serioze. Shpresoj që një ditë dikush të ndihmojë njerëzit si unë.

Shëndeti mendor nuk është për t’u tallur. Kur dikush lutet, qan duke kërkuar ndihmë, ju lutem ndihmojini. Ju mund të shpëtoni një jetë, ose më shumë jetë. Falemnderit”.

ME TE LEXUARAT