Tradhtohet nga komshia, aroma dhe ventilatorët: Policia kap shqiptarin në “shtëpinë e barit” në Angli

Aktualitet
Tradhtohet nga komshia, aroma dhe ventilatorët: Policia kap shqiptarin

Policia e Hartlepool arrestoi 25-vjeçarin shqiptar Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë kanabisi në zonë pasi një efektiv policie u tregua shumë i kujdesshëm gjatë patrullimit.

Mediat britanike raportojnë se një efektiv policie kishte ndjerë aromën e kanabisit në lagje duke filluar të kërkonte se nga vinte. Pasi pikasi një shtëpi ai trokiti atje, por askush nuk i hapi derën edhe pse prej saj dilte aromë kanabisi, ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, polici trokiti në derën e komshies, e cila e hapi dhe e ftoi atë brenda.

Komshia i rrëfeu policit se në shtëpinë ngjitur qendronin tre të rinj të huaj, ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhurma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj.

Bashkë me dy kolegë të tjerë, polici u fut në “shtëpinë e barit” duke gjetur aty vetëm 25-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrolleve u gjetën një numër i madh rrënjesh kanabisi me vlerë tregu 152 000 paund.

Në dëshminë e tij në gjykatë ai u shpreh se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që kultivimi i kanabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.

Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit.

ME TE LEXUARAT