Soreca takon kreun e KED: E rëndësishme plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese

Politikë
Soreca takon kreun e KED: E rëndësishme plotësimi i vakancave

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim kanë zhvilluar një takim sot me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

Takimi është njoftuar nga vetë ambasadori Soreca me një postim në “Twitter” ku shpreh dhe mbështetjen e BE-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai deklaron më tej se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri.

Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike.

Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

ME TE LEXUARAT