Shqiptari ekstradohet në Itali, ky është roli i tij në grupin mafioz Ndrangheta

Aktualitet
Shqiptari ekstradohet në Itali, ky është roli i tij në

Këtë mëngjes përfundoi procedura e ekstradimit të të dyshuarit Ardjan Cekini. Sipas akuzave, Cekini organizoi blerjen në Spanjë të rreth 20 kg kokainë

ROMË- Sot, në aeroportin ndërkombëtar Leonardo Da Vinci, ka përfunduar procedura e ekstradimit të të dyshuarit Ardjan Cekini, për të cilin është lëshuar një urdhër paraburgimi nga Gjykata e Reggio më 5 dhjetor 2019.

Mësohet se ai u arrestua në 26 maj, 2020, në ekzekutimin e urdhrit ndërkombëtar të arrestit.

Cekini, akuzohet për përfshirje në aktivitete mafioze të tipit grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge ndërkombëtar. Operacioni i hetimit përfundoi në nëntor 2019 me ekzekutimin e 45 masave arresti për grupin kriminal.

Thuhet se shqiptari i ekstraduar është pjesë Klanit Tell Bellocco

AKTIVITETI I KLANIT TELL BELLOCCO

Grupet hetimore kanë bërë të mundur dekonstruktimin e plotë të klanit të ‘Ndrangheta që i atribuohet familjes Bellocco të Rosarno dhe degëve të saj ekstra-rajonale, duke arrestuar të gjithë anëtarët më të lartë të klanit, që i përkasin “rrethit Tirren” dhe që veprojnë në Gioia Tauro, në Emilia Romagna, në Lazio dhe në Lombardi.

Grupi kriminal, i artikuluar në disa nivele është i pajisur me burime shumë të larta financiare, në mënyrë që të importojë kokainë, nga Amerika e Jugut, veçanërisht nga Argjentina dhe Kosta Rika.

Pjesë e grupi që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Italisë ishte edhe Ardjan Cekini, post i “Ndrina” Bellocco “në zonën e Ballkanit, i cili mori pjesë – së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë – në organizimin e blerjes në Spanjë të rreth 20 kg kokainë dhe i siguroi organizatës pajisje për komunikime të koduara telematike.

Ekstradimi i sotëm vjen në fund të hetimeve intensive të kryera nga Njësia PEF e Reggio Calabria dhe nga Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar të Romës, në kuadër të projektit më të gjerë I-CAN (Interpol Bashkëpunimi Kundër ‘Ndrangheta), promovuar nga Italia së bashku me Interpol.

ME TE LEXUARAT