Meta: Qytetarët e pashpresë, Shqipëria e para në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë

Aktualitet
Meta: Qytetarët e pashpresë, Shqipëria e para në Evropë

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka reaguar në lidhje me numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi për shkak të gjendjes ekonomike.

Meta shkruan s Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan se sot shqiptarët ndihet më të pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan, ndaj ka ardhur koha për të menduar dhe vepruar.

“Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT