“Më akuzonin se drogohesha”/ Aktorja Ema Andrea rrëfen periudhën e vështirë: U mbylla në vetvete dhe...

Showbiz
“Më akuzonin se drogohesha”/ Aktorja Ema Andrea rrëfen

Aktorja Ema Andrea ka folur lidhur me jetën e saj, duke u shprehur se nuk ka qënë e lehtë dhe se shpesh herë është gjykuar nga të tjerët.

E ftuar në emisionin “Historia Ime”, ajo ka rrëfyer se ka pasur mbështetje vetëm nga familja, por se kishte edhe të tjerë që e shihnin si “target seksual”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se ka dëgjuar edhe thashetheme, nga më të çuditshmet, për veten e saj.

“Një grup i madh njerëzish të cilët donin të shihnin më në fund atë gruan në qoshe ku ne mund t’i biem, ku mundet shumë mirë të jetë dhe një target seksual duke e luftuar, flustruar, duke nxjerrë emra, përemra, drogohet etj.

Duhet të kem bërë gabime sidomos në komunikim në atë periudhë, por kur e mendoj kam thënë ndonjë fjalë, jo ndonjë, kam thënë…

Jam mbyllur shumë në vetvete, harrova të qaja dhe nisa nga e para që do të thotë artin e mbajta me vete, studiova dhe punova çdo punë tjetër pa asnjë paragjykim, shitëse, llogaritare, ndonjëherë përktheja, e mora me shumë përulësi jetën, nuk mund të hyja dot në asnjë institucion artistik, ky ishte dhe rasti për mos të të futur,”-tha ajo ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT