Masakruan me thikë bashkëkombësit e tyre, arrestohen dy shqiptarët në Francë

Bota
Masakruan me thikë bashkëkombësit e tyre, arrestohen dy

Policia e Francës ka arrestuar dy shqiptarë në Bordo, si autorë të dyshuar të vrasjes në tentativë, për goditje me thikë të dy bashkëkombësve të tyre, më datë 20 janar 2020 në në qytetin Kantabrian të Hoznayo, në Spanjë.

Të arrestuarit janë aktualisht në burg në Francë dhe pritet që t’ju dorëzohen autoriteteve spanjolle. Të prangosurit kishin kontrabanduar njerëz drejt Britanisë së Madhe nga Spanja, prandaj dhe janë dorëzuar pranë autoriteteve spanjolle.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktimat janë dy të rinj, gjithashtu nga Shqipëria, të cilët u sulmuan me thika, njëri prej tyre mori gjashtë plagë me thikë në gjoks dhe shpinë dhe tjetri në këmbë. I pari u pranua në Spitalin Valdecilla në Santander.

Siç raportohet këtë të premte nga Garda Civile, sulmi ndodhi pas mesnatës së 20 janarit, në një zonë parkimi kamioni në Hoznayo, pasi kishte një grindje midis dy personave që kishin mbërritur aty me një automjet. dhe dy të tjerë që ishin në vendngjarje.

Në një moment të acarimit të situatës, dy të parët sulmuan me thika dy të tjerët, duke u shkaktuar atyre lëndime të ndryshme, njëri prej të cilëve u evakuua në një gjendje shumë të rëndë.

Garda Civile menjëherë filloi një hetim për vrasje në tentativë, duke marrë të dhëna të ndryshme nga automjeti dhe duke gjetur armët e përdorura në sulm, dy thika kuzhine me një teh rreth 20 centimetra, në të cilat kishte gjurmë gjaku. Më tej, u gjet se pas krimit, dy shqiptarët përgjegjës ishin larguar për në Francë.

Në funksion të Spanjës, për dy të rinjtë përgjegjës nga Shqipëria u lëshuan urdhër-arreste europiane. Garda Civile në Spanjë komunikoi se sulmi i tmerrshëm mund të ketë ndodhur, pas prishjes së pazareve për paratë, për kontrabandimin e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.

ME TE LEXUARAT