Kufizime të rrepta për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë, çfarë duhet të dini

Aktualitet
Kufizime të rrepta për shqiptarët që duan të

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se prej datës 24 janar të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të kenë me vete një test PCR negativ i bërë më herët se 40 orë para hyrjes në Gjermani.

Gjithashtu, të gjitha ata persona që kthehen nga Shqipëria do t'i nënshtrohen një karantinimi 10 ditor.

Njoftimi

E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani:

Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.

Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:

– Hyrje vetëm me testim negativ

– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

ME TE LEXUARAT