Gjendet një predhë luftarake në Klos, forcat xheniere nisen me urgjencë nga Tirana

Aktualitet
Gjendet një predhë luftarake në Klos, forcat xheniere nisen me

Një predhë luftarake është pikasur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Mësohet se predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit.

Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sakaq, këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës.

Predha dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Mimi Kodheli.

ME TE LEXUARAT