Dy persona hyjnë për të grabitur, plagosin pronarin e banesës në Kavajë

Aktualitet
Dy persona hyjnë për të grabitur, plagosin pronarin e

Nje person mbeti i plagosur pasi dy persona hyne per te grabitur banesen e tij ne Kavaje mbremjen e te premtes. Lajmi u be me dije nga policia.

Kavajë/Informacion paraprak

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

ME TE LEXUARAT