Del situata nga kontrolli në Gjermani, shkon në 51 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi

Bota
Del situata nga kontrolli në Gjermani, shkon në 51 mijë numri i

Zyrtarët shëndetësorë në Gjermani kanë deklaruar se situata nga koronavirusi në vend paraqitet dëshpëruese.

Reagimi ka ardhur, pasi numri total i të vdekurve për shkak të Covid-19 ka shkuar tashmë mbi 51 mijë raste. Ekzaktësisht, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin gjerman, 51 534 njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur për shkak të virusit, në Gjermani 383 persona.

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në total në Gjermani ka shkuar në 2 116 022 individë.

Kurse, numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, në territorin gjerman ka shkuar në 7127 persona.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, duke pasur parasysh situatën, përsëriti thirrjen për njerëzit që të respektojnë masat ekzistuese kundër coronavirusit, për të shmangur mbingarkesën e sistemit të kujdesit shëndetësor.

ME TE LEXUARAT