Bota lufton me koronavirusin, të rinjtë e Wuhan-it 'harbohen' dhe mbushin klubet e natës

Bota
Bota lufton me koronavirusin, të rinjtë e Wuhan-it

Një vit pasi u futën në karantinë, të rinjtë e Wuhan-it tashmë po mbushin klubet e natës. E njëjta gjë po ndodh me tregjet të cilat tejmbushen sërish me njerëz.

Nga ana tjetër, thuajse e gjithë pjesa tjetër e botës është duke e vazhduar betejën e saj me virusin i cili u zbulua fillimisht pikërisht në Wuhan dhe u ka marrë jetën më shumë se dy milionë qytetarëve.

Fotografi të shkrepura në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës Qendrore në 21 dhe 22 Janar 2021, para një vjetorit të karantinës së parë të vendit të shtunën, tregojnë një qytet plot lëvizje ndërsa njerëzit vazhdojnë jetën e tyre të përditshme.

Natën, banorët e rinj të Wuhan mund të shihen duke “populluar” klubet e natës, shumë pak prej tyre mbajnë maska apo respektojnë distancën sociale, diçka që duket e pamundur të imagjinohet në shumë vende të tjera.

Ndërkohë që vendi po bëhet gati për të nxjerrë një film të prodhuar nga shteti për “punën e mirë” që u bë në Wuhan, përpara përvjetorit të mbylljes 76-ditore, jashtë kufijve të vendit po mblidhen prova që tregojnë sesi u fsheh fillimisht prania e virusit.

Në të njëjtën kohë, mjekët në Evropë po vazhdojnë të zbulojnë prova se Covid po përhapej në kontinent qysh në shtator të 2019.

ME TE LEXUARAT