Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, policia jep informacionin zyrtar: 4 të plagosur, mes tyre 2 femra

Aktualitet
Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, policia jep informacionin zyrtar: 4

Policia ka dhënë informacionin zyrtar të përplasjes së dy makinave në aksin Elbasan-Peqin. Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip "Benz" me drejtues shtetasin A.D, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe makina tip "Toyota", me drejtuesen shtetases V.T, 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip "Benz", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip " Toyota", me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip "Benz", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT