Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Policia italiane do të vijë në Tiranë për të hetuar analizat e ADN-së

Aktualitet
Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Policia italiane do të vijë në

Gjatë javës së ardhshme, policia italiane do të udhëtojë drejt Tiranës për të zhvilluar një takim me kolegët shqiptarë në lidhje me Davide Pecorellin.

Pjesë e diskutimit do të jenë përgjigjet e analizës së ADN-së nga kockat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian, shkruajnë mediat italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç eshtrave, në automjetin e djegur që u gjet aksin rrugor Gjegjan-Reps, kishte edhe sende personale si ora dhe telefoni celular. Lëvizjet e fundit të biznesmenit ishin në Shqipëri, ku mbërriti më 3 Janar. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy netë. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit dhe nuk dihet ende nëse eshtrat e djegura i përkasin atij.

Një mik sipërmarrës nga Altotiberino, me të cilin Davide Pecorelli ishte gati të niste një biznes në të njëjtin sektor ka zbuluar detaje të reja rreth biznesmenit.

“Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri. Në datën 15, ai më shkroi në WhatsApp: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”, ishte biseda mes tyre.

Më 6 janar ishte dita vendimtare kur partnerja e tij shqiptare, me të cilin ka një fëmijë dhe ish-gruaja me të cilën ka tre fëmijë, nuk ishin në gjendje ta kontaktojnë atë. Megjithatë, thirrjet në celularin e tij shkojnë ende, por nuk përgjigjet askush.

Ka ende shumë pyetje për tu zgjidhur rreth kësaj çështje, të cilat pritet të marrin një drejtim nga bashkëpunimi i policisë italiane me atë shqiptare. Mediat italiane theksojnë se Pecorelli kërkoi oksigjen për disa muaj për të filluar aktivitetet e tij në kuadër të urgjencës ndaj koronavirusit.

ME TE LEXUARAT