Zjarr në një banesë në Tiranë, evakuohet familja, vetëm dëme materiale
Lajmifundit
/
21 Janar 2021, 23:23
Aktualitet

Nje banese u perfshi nga zjarri ne Tirane ndersa policia tha se nga ngjarja pati vetem deme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën "Mikel Maruli", ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta.
Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.