Xhelal Mziu: Xhaçka po kërkon të ikë nga Dibra pas emërimit tim, do të përballet me humbjen

Politikë
Xhelal Mziu: Xhaçka po kërkon të ikë nga Dibra pas

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk i lërë asnjë hëpësire qeverisë socialiste për të tjetërsuar votën e 25 prillit. Duke folur për gazetarët pas prezantimit të tij në detyrën e re, Mziu deklaroi se ngelet besimplotë që do të marrin 4 deri në 5 mandate ndërsa shtoi se nuk i trembet askujt.

Ai tha se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po kërkon të ikë nga ky qark sapo mori vesh se përballë saj do të ketë Mziun dhe theksoi se kushdo që do të jetë në kampin tjetër do të përballet me humbjen.

“Po unë besoj që nuk është argumentet që studentët nuk janë kthyer në këtë qytet. Unë e kam frekuentuar këtë qytet. Jam i bindur që qëllimi kryesor është menaxhimi politik në qarkun e Dibrës dhe jam i bindur që do ta kurorëzoj me sukses në 25 prill.

Kjo qeveri ka treguar se nuk ka votime të lira dhe e ka tjetërsuar votën për shkak të drogës dhe korrupsionit. Nuk do i lëmë asnjë llojë hapësire kësaj qeverie për ta tjetërsuar votën.

Ngelem besimplotë që do marrim 4 deri në 5 mandate. Unë nuk kam frikë asnjë dhe askushj nuk ka frikë sot. E kam treguar në shumë betejë.

Kam pasur të paktën 8 beteja në Kamzë që është qyteti i pestë në Shqipëri për numrin e popullsisë. Jam i bindur që edhe në Peshkopi dhe qarkun e Dibrës do kemi rezultat shumë pozitiv që do të konvertohet në mandat që do të bëjë revolucion. Nuk ka asnjë lloj shansi për të tjetërsuar votën.

Do të përdorim çdo lloj instrumenti për ta mbrojtur atë. Koalicioni është një parti shtet dhe të gjitha partitë e djathta të bashkuara për ta rrëzuar këtë klik.

Vetëm unë si drejtues qarku janë caktuar dhe më pas lidershipi i PD do prezantojë kandidatët e tjerë.

Di që është Xhaçka po shoh që po kërkon për të ikur nga ky qark dhe po kërkon të gjejë alternativa të tjera. Por kushdo qoftë përballë do të përballet me humbjen.“, deklaroi Mziu.

ME TE LEXUARAT