Vdekja e ushtarakut në Afganistan, ministri Peleshi i shkon për ngushëllime familjes

Politikë
Vdekja e ushtarakut në Afganistan, ministri Peleshi i shkon për

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizitoi pasditen e së enjtes familjen e ushtarakut që humbi jetën në gjatë misionit në Afganistan.

Peleshi qëndroi rreth një orë në banesën e familjes, ku shprehu ngushëllimet për vdekjen e major Xhevahir Jazajt.

Një ditë më parë ai reagoi për ngjarjen me anë të një statusi në rrjetet sociale. 50 vjeçari Xhevahir Jazaj, humbi jetën dy ditë më parë në Afganistan.

Ministria nuk ka dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes. Jazaj është ushtaraku i dytë shqiptar i cili ka humbur jetën në një mision në Afganistan.

ME TE LEXUARAT