U shpall "non grata", Rusia reagon për dëbimin e diplomatit të saj në Tiranë

Politikë
U shpall "non grata", Rusia reagon për dëbimin e diplomatit

Autoritetet ruse kane reaguar diten e sotme pas vendimit te qeverise shqiptare per te shpallur non grata nje diplomat te ketij vendi ne Tirane.

Mediet ruse shkruajnë se ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron të pabaza akuzat ndaj diplomatit rus, Alexey Krivosheev, të dëbuar nga qeveria shqiptare me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID.

Duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, mediet ruse shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

"Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të dhëna në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie në kundërshtim të ashpër me praktikën ndërkombëtare diplomatike. Ministria e Jashtme ruse është njoftuar", tha misioni diplomatik për agjencinë ruse.

ME TE LEXUARAT