Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Filipinet

Bota
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 të shkallës rihter është regjistruar sot në Filipinet jugore.

Tërmeti u ndje në qytetet dhe provincat e afërta në rajon, të vendosura në ishullin kryesor jugor të Mindanao, rreth 210 kilometra në juglindje të Pondaguitan në provincën oksidentale Davao.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA deklaroi se nuk kishte kërcënim për tsunami.

Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë paralajmëroi për lëkundje të tjera, ndërsa pohuan se nuk priten dëme.

Rajoni jugor Davao është goditur nga tërmete të fuqishëm, ndërkohë që dihen që Filipinet shtrihen përgjatë të ashtuquajturës Unaza e Zjarrit në Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë. Kujojmë se në 1990-ën, një tërmet me madhësi 7.7 vrau gati 2,000 njerëz në Filipinet.

ME TE LEXUARAT