Shpërthimi në termocentral shkakton tre të vdekur në Uzbekistan

Bota
Shpërthimi në termocentral shkakton tre të vdekur në

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një termocentral në Uzbekistan.

Ministria e Situatave të Emergjencës së vendit në një deklaratë tha se “Shpërthimi u shkaktua nga një përzierje e qymyrit, pluhurit dhe ajrit dhe ndodhi në orët e mëngjesit në njësinë e pestë të energjisë në termocentralin Novo-Angren që ndodhet në qytetin lindor Angren të Tashkentit. Puna në njësinë e pestë të energjisë u pezullua kohët e fundit për shkak të procedurave të mirëmbajtjes”.

Ministria po ashtu tha se të gjitha viktimat ishin punonjës të ndërmarrjes së shërbimit që po kryente punën e planifikuar të mirëmbajtjes.

Një hetim ka nisur për shkaqet e shpërthimit.

Infrastruktura dhe pajisjet teknologjike të termocentralit nuk u dëmtuan nga aksidenti, thuhet në deklaratë.

Infrastruktura dhe pajisjet teknologjike të termocentralit nuk u dëmtuan nga aksidenti, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT