Sekuestro e pasurive 5 mln euro, Policia: Dy vëllezërit me precedentë në fushën e narkotikëve

Aktualitet
Sekuestro e pasurive 5 mln euro, Policia: Dy vëllezërit me

Policia e Tiranës ka dhënë informacion mbi sekuestron e 5 milion eurove për dy vëllezër binjakë nga Mirdita, një prej të cilëve quhet Sokol Marku.

Policia thotë se vëllezërit i përfituan pasuritë nga aktiviteti kriminal dhe dhënia me fajde.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në njoftimin zyrtar saktësosht se vëllezërit Sokol Marku dhe E.Marku kanë precedent kriminal në Shqipëri, por merreshin edhe me trafik ndërkombëtar droge drejt Italisë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllazëria”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave & Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 5 milion euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në vitin 2019, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Vëllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:

S. M. dhe E. M. (vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

ME TE LEXUARAT