Sekretari i ri i shtetit në SHBA është kundër Kinës, mbështet linjën e Trump

Bota
Sekretari i ri i shtetit në SHBA është kundër Kinës,

Sekretari i ri amerikan i Shtetit Antony Blinken mendon se nuk ka pikë dyshimi që Kina paraqet sfidën më të madhe në politikën e jashtme amerikane.

Blinken e beri te qarte gjatë prezantimit të tij në Senat se Uashingtoni duhet ta shikojë Kinën me një sy shumë kritik dhe nga një perspektivë e fuqisë, e jo dobësisë. Për ta bërë këtë, SHBA duhet të punojnë së bashku me aleatët e saj dhe nuk duhet t’i lerë asnjë territor Kinës në strukturat ndërkombëtare. Presidenti i SHBA-së në largim Donald Trump, kishte të drejtë me qasjen e tij të ashpër ndaj Kinës, theksoi Blinken.

Duke iu referuar Iranit, Blinken tha se administrata e re e SHBA-së dëshiron të punojë me aleatët e saj për të arritur një marrëveshje bërthamore më afatgjatë dhe “më të fortë” me Teheranin. Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në, Kinën, Rusinë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë për të parandaluar ndërtimin e armëve bërthamore iraniane. Por nën Trump, SHBA u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018.

Nga ana tjetër, presidenti i ardhshëm i SHBA-së Joe Biden do të donte të zgjaste marrëveshjen “New START” me Rusinë, për të kufizuar armët bërthamore, tha Blinken. Marrëveshja skadon më 5 shkurt. “New START” i detyron SHBA-në dhe Rusinë të mos kenë më shumë se 1.550 koka bërthamore secila.

ME TE LEXUARAT