Preken shumë shtete, Pfizer përgjysmon sasinë e vaksinave që do i dorëzojë BE

Bota
Preken shumë shtete, Pfizer përgjysmon sasinë e vaksinave që

Kompania Pfizer përgjysmon sasinë e vaksinave kundër Covid-19, që do të shpërndahej në disa vende të Bashkimit Evropian këtë javë. Nga ky vendim preken:

Rumania do të marrë 50% të sasië së planifikuar këtë javë, kurse gjysma tjetër do të shpërndahet gradualisht deri në fund të marsit.

Situata është e ngjashme në Poloni, e cila mori 176,000 doza të hënën, një ulje prej rreth 50% nga shuma e pritur, thonë autoritetet.

Qeveria Çeke po përgatitet për të ngadalësuar fushatën e vaksinimit.

Disa vende konsiderojnë se ata mund të menaxhojnë situatën. Norvegjia ka në dispozicion rezervë emergjente dhe do të vazhdojë për të dhënë doza sipas planit.

Ndërsa qeveritë në rajon po përpiqen të menaxhojnë përgjysmimin e papritur, zyrtarët thonë se kjo po minon përpjekjet e tyre për të vaksinuar qytetarët e tyre dhe për të zbutur pandeminë.

Dje, Italia kërcënoi të merrte masa ligjore kundër Pfizer.

ME TE LEXUARAT