"Po me Tiren çfarë u bë?", Rama nuk ua përton komentuesve në Facebook: Mos u bëj merak se...

Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk i heq nga axhenda dhe replikat me ndjekësit e tij në “Facebook”, për çështje të ndryshme të aktualiteti por edhe aktivitetin e tij politik.

Një komentues i ka shkruar sot se daljet e tij nëpër kantiere janë për shkak se po afrohen votimet, ndërkohë një tjetër e pyet për ish-sanitaren e spitalit COVID2, e cila u arrestua për mashtrim.

REPLIKAT

Komentues 1: Po afrohen votimet. Për këtë del ky. Nuk shkon të shikojë rrugët që prishi shiu.

Edi Rama: Si t’ia bëjmë sipas teje Gjon, të mos i bëjmë shkollat dhe shtëpitë meqë po vijnë votimet apo e ke harruar që unë kështu kam dale qëkur kam marrë këtë detyrë?!

S’ka problem, ti prit votimet kurse unë do vazhdoj kështu se s’ka kohë për të pushuar!

Komentues 2: Po me Tiren çfarë u bë se po harrohet si çështje?

Edi Rama: Është në burg, mos e mbaj këtë merak!

ME TE LEXUARAT