Përplasja e dhunshme në Elbasan, plagosen 3 persona, disa të shoqëruar nga policia

Aktualitet
Përplasja e dhunshme në Elbasan, plagosen 3 persona, disa të

Ka degjeneruar në dhunë mes tifozeve situata në Elbasan në derbin Partizani- Tirana.

Si pasojë e përplasjes mes tifozërive kanë mbetur të lënduar të paktën 3 persona, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona për dëmtim te pronës private.

Ndërkohë janë thyer xhamat e dy lokaleve në në ne afërsi të qendrës së qytetit dhe një në afërsi të stadiumit.

Po ashtu një mjeti të parkuar përballë stadiumit iu tentua vendosja e flakës por ndërhyrja e menjëhershme bëri që zjarri i vendosur poshtë mjetit të fikej menjëherë.

ME TE LEXUARAT