Lëvizte pa maskë dhe dilte natën, pse u dëbua diplomati rus nga Shqipëria

Aktualitet
Lëvizte pa maskë dhe dilte natën, pse u dëbua diplomati rus

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtem shpalli sot “non grata” sekretarin e dytë të ambasadës ruse në Tiranë, Alexey Krivosheev.

Ministria tha se ai kishte shkelur disa raste masat anti-Covid gjatë pandemisë në Shqipëri duke detyruar fillimisht autoritetet shqiptare që të njoftonin paraprakisht ambasadorin rus në Tiranë Mihail Afanasiev.

Mësohet se ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar.

E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.

Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike. Një fakt i tillë është konsideruar i paparanueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT