Lei Kraja shpërthen në lot teksa rrëfen tre momentet më të vështira në jetën e saj

Showbiz
Lei Kraja shpërthen në lot teksa rrëfen tre momentet më

Lei Kraja foli dje për vështirësitë më të mëdha që ka kaluar në jetën e saj, të cilat i ndan në tri etapa.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, moderatorja e sportit foli për periudhën kur prindërit iu divorcuan, kur jetonte vetëm në New York dhe kur u rikthye në Shqipëri.

Kur filloi të fliste për divorcin e prindërve, ajo nuk mundi t’i mbante lotët kur kujtoi sakrificat e mamasë për t’u kujdesur për katër fëmijët e saj e vetme në Amerikë.

“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në tre etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen. Edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim katër fëmijë.

Kur u ndanë, unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. Është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je… Jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë.

Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, po nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë me të gjithë të mirat katër fëmijë.

Etapa tjetër ishte padiskutim kur u bëra e pavarur nga ana financiare 21 vjeçe sa u diplomova. Mami u diagnostikua me një sëmundje kronike që e ka akoma edhe sot. Edhe për mua ishte pak e vështirë, sepse jam rritur e llastuar.

Qëllova të isha në New York dhe aty ka shumë kërkesa. Atëherë e pash jetën ndryshe, por kjo gjë më bëri shumë të zonjën.

Etapa e tretë ishte këtu në Shqipëri. Kur erdha ishte shumë e vështirë. Të jepet një mundësi e shkëlqyer për të qenë në ekran dhe thjesht nuk je e aftë për momentin.

Nuk kisha talent të them të drejtën, thjesht me këmbëngulje kam arritur këtu ku jam. Bërryla nuk kam pasur aq shumë, duke e krahasuar me Amerikën”, përfundoi Kraja.

ME TE LEXUARAT