Juventus fiton superkupën, mundi Napolin

Sport
Juventus fiton superkupën, mundi Napolin

Superkupa e Italisë shkon në duart e Juventusit që në finalen e luajtur në Mapei Stadium mundi Napolin me rezultatin 2-0 me bardhezinjtë që në këtë mënyrë fituan trofeun e parë sezonal dhe njëkohësisht të parin me Andrea Pirlon si trajner.

Në këtë përballje që ishte edhe ajo e 2 trajnerëve, ish shokë skuadre te Milani, ishte pikërisht Pirlo që mori maksimumin pas një ndeshjeje ku Juventus e harroi paraqitjen e dobët të bërë në sfidën e San Siros ndaj Interit. Napoli nga ana e tij nk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë dhe 2-3 p[ritje të Szczesny ishin shumë pak për skuadrën e Gattusos në këtë finale të Superkupës

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e ekuilibruar, jo shumë spektakolare dhe u mbyll me barazimin 0-0. në fillimin e pjesës së dyte Pirlo aktivizoi Bernardeschi në vend të Chiesës që pësoi dëmtim me futbollistin juventin që menjëherë pati një shans për të shënuar. në këto 45 minuta të dyta skuadrat u shfaqën më të hapura, por ishte Juventusi që ushtroi presion në portën e Ospinës duke iu afruar në disa raste golit të partë që erdhi pas një goditje këndi me Cristiano Ronaldon duke marrë në këtë mënyrë avantazhin e merituar.

Gattuso hodhi në fushë Mertens për të ndryshuar inercinë e ndeshjes me belgun që në minutën e 80 fitoi një 11 metërsh që u akordua nga VAR. Por, Insigne nga pika e bardhë, tradhtoi të tijtë dhe gaboi në ekzekutimin e kësaj penalltie teksa e dërgoi topin jashtë. Në çastet e fundit, Juventusi shënoi edhe golin e dytë më Alvaro Moratën për të ngritur më pas trofeun e parë për vitin 2021

ME TE LEXUARAT