Greqia uron Biden/ Shpresë nga administrata e re në prag të bisedimeve me Turqinë

Bota
Greqia uron Biden/ Shpresë nga administrata e re në prag të

Nga Agora e lashte ne Athine vendi me vlerën më të lartë simbolike për demokracinë përkrah ambasadorit amerikan, Presidentja Greke Katerina Sakellaropoulou ka dërguar urimet e saj per udhëheqjen e re amerikane me shpresën e rritjes se bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidentja Greke Katerina Sakellaropoulou: Do të doja të shprehja urimet e mia më të ngrohta për Presidentin Biden dhe Zv/Presidenten Harris dhe kam besim se miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve do të përforcohen edhe me shume.

Geoffrey Pyatt, Ambasador i SHBA në Greqi: Ne presim sivjet dyqind vjetorin e revolucionit te Greqisë dhe vitin qe po vjen si një mundësi për të riafirmuar vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe interesat strategjikë konverguese.

Menjëherë kane pasuar urimet e kryeministrit Mitsotakis ne “twitter” si dhe te liderëve te tjerë, urime qe vijnë vetëm disa ore para se Greqia dhe Turqia te ulen ne tryezën e ciklit te 61, te bisedimeve teknike.

Athina qe sidomos muajt e fundit pati një mbështetje te hapur nga sekretari amerikan i shtetit ne qeverinë Trump, Mike Pompeo, synon perseri te jete partneri kryesor strategjik ne rajon.

Me politiken energjetike, Marrëveshjen e Prespës, zhvillimin e portit te Aleksandrupolit, Greqia duket se është ajo partnerja efektive e Uashingtonit, por udhëheqjen e re Biden do te mbaje me çdo kusht perseri ekuilibrin midis Athinës dhe Ankarasë – thonë burimet diplomatike.

Pavarësisht retorikave, Mitsotakis pranon qe duhet te ulen tonet dhe te shikohet rruga diplomatike si zgjidhja e vetme e mosmarrëveshjeve per kufijtë detare dhe rezervat e gazit ne Mesdheun lindor dhe Egje, te cilat muaj me pare për pak sa nuk çuan ne konflikt te armatosur.

Athina ne këtë situate, megjithëse dominon ne forcat ajrore, bleu nga Franca 18 aeroplanë luftarake Rafale dhe rriti kohen e shërbimit ushtarak me tre muaj pasi kembesoria e saj është shume me dobët se ajo turke, por njekohesisht Turqia zhvillon industrinë e saj luftarake.

Dhe vetëm disa ore para bisedimeve, deklaratat e kryeministrit grek ne parlament, se Greqia do te zgjeroje deri ne 12 milje edhe ujerat e saj ne jug dhe ne lindje te Kretes, shkaktojnë zemërim te madh ne Ankara.

Ndaj sipas shume analisteve, kreu i grupit teknik te Greqisë, 79 vjecari Pavlos Apostolidhis, qe ka kryesuar edhe ciklet e takimeve nga 2010 deri ne 2016 dhe përballe tij Zv/ministri i Jashtëm turk Sedat Onal,duket se nuk do ta kenë aspak te lehte ne këto bisedime teknike qe thuhet se ka shume gjasa te përfundoje si gjithë te tjerat paraardhëse, pa rezultat.

ME TE LEXUARAT