Gardisti i 21 janarit u bë kryetar bashkie, Balla: Drejtoi grupin e snajperëve, na ndihmoi

Politikë
Gardisti i 21 janarit u bë kryetar bashkie, Balla: Drejtoi grupin e

Pas akuzave nga analisti Anmdi Bushati se PS-ja kishte graduar një nga personat që qëlloi ndaj turmës së protestuesve më 21 janar, Balla ka sqaruar çështjen.

Ai thotë se nuk është e vërtetë që grupi që drejtonte ishte grupi i zjarrit, por drejtonte grupin e snajperëve. Sipas tij, ish-kreu i bashkisë së Matit i ka ndihmuar për një pjesë të rrjedhës së ngjarjes.

“Nuk qëndron asgjë nga ato që thotë Bushati. Së pari ka të bëjë me qasjen nga ky proces, ka filluar atë ditë. Pas disa orësh prokuroria nxori disa urdhra arresti kundrejt atyre që kishin qëlluar.

Është rasti i vetëm në 3- vite që policia nuk zbaton urdhër-arrestet e prokurorisë. Gjatë atyre ditëve deri në bllokimin e urdhër arresteve në prokurori ka ndodhur akti i fshirjes së kamerave të kryeminsterisë, ai që i ka fshirë është graduar nga Lul Basha deputet.

Nuk është e vërtetë që grupi që drejtonte është grupi i zjarrit se ai drejtonte grupin e snajperëve. Ish kreu i bashkisë së matit na ka ndihmuar për një pjesë të rrjedhës së ngjarjes”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT