Denaj: Mbështesim biznesin në shërbime, luftojmë informalitetin dhe evazionin

Politikë
Denaj: Mbështesim biznesin në shërbime, luftojmë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit, me përfaqësues të enteve publike, u shpreh se, biznesi do të mbështetet në shërbime më avangardë, duke luftuar informalitetin dhe evazionin.

“Për sa i takon fiskalizimit, ne flasim për një proces, i cili ka nisur me entet publike dhe ky është edhe objektivi i takimit të sotëm. Ju besoj e keni ndjekur dhe daljen publike që bëmë ditën e martë, së bashku me Kryeministrin Rama, për të vendosur theksin se pse e realizojmë një sistem si fiskalizimi, por nuk është i vetmi. Për të parë sesi shtatë sistemet, të cilat këtë vit do të ndërtohen, japin një mesazh për të gjitha bizneset dhe institucionet që puna e mëparshme e qeverisë Rama, e nisur prej kohësh, ka në thelb këtë vit finalizimin e shumë instrumenteve, të cilat duke u integruar së bashku do të ndërtojnë një produkt për të mbështetur, jo vetëm biznesin në shërbime më avangardë, por duke luftuar informalitetin dhe evazionin. Kjo është një punë e përbashkët e gjithë institucioneve të përfshira”, ka thënë Denaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DPT-së, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj nënvizoi se, në Fier janë të regjistruar 104 ente publike, të cilat 97 prej tyre janë trajnuar për përdorimin e portalit “Self Care”.

“Sot jemi në Fier ku janë të regjistruar 104 ente publike, të cilat 97 prej tyre janë trajnuar për përdorimin e portalit “Self Care”. Ndërkohë, ky është një numër i madh tatimpaguesish, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë lëshuar fatura ndaj enteve publike dhe që do të duhet të fiskalizohen prej 1 janarit, të paktën për periudhën tatimore të janarit”, u shpreh Ibrahimaj.

Nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave pjesa më e madhe e tatimpaguesve që hynë në fiskalizim tani mund të përdorin portalin “Self Care”. Gjatë periudhës tetor-nëntor janë trajnuar të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura, që të përdorin portalin dhe të lëshojnë fatura në mënyrë që, mos të kishte problematika në lëshimin e faturave.

ME TE LEXUARAT