Çinari shënon në Elbasan, Partizani mposht Tiranën në derbi dhe ngjitet i dyti
Lajmifundit
/
21 Janar 2021, 20:14
Sport

Një gol i Erald Çinarit i ka mjaftuar Partizanit për të fituar derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me shifrat 1-0.
Sulmuesi shkodran i rikthyer pas dënimit nga FIFA ka qënë vendimtar në takimin e zhvilluar në "Elbasan Arena", duke u futur si zëvendësues dhe i dhënë 3 pikë tepër të rëndësishme të kuqve.
Kjo fitore e ngjit Partizanin në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Tirana mbetet e 5-ta me gjashtë pikë më pak.
Kujtojmë se para nisjes së ndeshjes tifozët e të dyja skuadrave u përplasen me njeri-tjetrin duke shkaktuar kaos në qytetin e Elbasanit.