“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, reagon Komisioni Europian: Haradinaj duhet të japë shembull në...

Kosovë&Rajon
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, reagon Komisioni

Komisioni Evropian ka thënë se liderët e rajonit duhet të japin shembull në promovimin e besimit të ndërsjellë.

“Udhëheqësit politikë në rajon duhet të japin një shembull në promovimin e besimit të ndërsjellë, duke ushqyer marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin, parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, kanë thënë nga Komisioni Evropian kur janë pyetur lidhur me deklaratat e Ramush Haradinaj për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shkruar N1.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ramush Haradinaj kandidat për president ka thënë të hënën se trajtimi i Kosovës nga ana e BE’së e ka dërguar drejt bashkimit me Shqipërinë dhe një referendum për këtë çështje nuk është përjashtuar.

Haradinaj ka thënë këtë gjatë prezantimit të programit të partisë para zgjedhje të hershme të 14 shkurtit.

Komisioni Evropian ka thënë se rregullat duhet të respektohen gjatë kampanjave elektorale.

ME TE LEXUARAT