“Audi” përplaset me motoçikletën në Divjakë, në gjendje të rëndë shëndetësore 31-vjeçari

Aktualitet
“Audi” përplaset me motoçikletën në

Një aksident i ëndë ka ndodhur këtë mesditë në Divjakë, ku është plagosur një 31-vjeçar.

Policia njofton se një mjet “Audi” është përplasur me një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit të fundit, të riun M. M.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT