Ambasadorja amerikane porosi anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Veproni me pavarësi dhe integritet

Aktualitet
Ambasadorja amerikane porosi anëtarëve të Gjykatës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zbardhur takimin e Yuri Kim, e cila së bashku me Luigi Sorecën zhvilluan sot një bisedë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin zyrtar, ambasada shprehet se SHBA do të vijojë që të mbështesë me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Yuri Kim nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë.

Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE” mbyllet deklarata.

ME TE LEXUARAT