Vizita në Vorë/ Banorët: Rrofsh sa malet e Shqipërisë. Rama: Sa malet jo, sa të kemi takatin

Politikë
Vizita në Vorë/ Banorët: Rrofsh sa malet e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë për të inspektuar punimet pas tërmetit që nxori jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetra pallate.

Tashmë kantieri ka hyrë në fazën e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale.

“Familjet e prekura do të rikthehen jo vetëm në apartamente të reja, po edhe në lagje me standarde urbane krejt të ndryshme nga ato që ishin më parë”, tha Rama.

Por gjatë vizitës Rama duke përshëndetur banorët shkëmbeu dhe batuta.

Dialogu:

Banori: Na bërë me shtëpi të reja, rrofsh. Rrofsh sa malet e Shqipërisë

Rama: jo mo sa malet jo, sa ta kemi takatin

banori: ti paske qenë për këtë vend

Rama: të përqafoj në distancë.

ME TE LEXUARAT