Vajza e vogël e Donald Trump fejohet në ditën e fundit e të atit si president

Bota
Vajza e vogël e Donald Trump fejohet në ditën e fundit e të

Vajza më e vogël e presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos.

Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Vajza e politikanit, Tiffany Trump, publikoi në rrjetin social Twitter një fotografi me të fejuarin e saj të realizuara brenda ambienteve të Shtëpisë së Bardhë, duke treguar po përshëndetet me shtëpinë, ku e kishte për nderë të jetonte përreth katër vite.

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.

It has been an honor to celebrate many milestones, historic occasions and create memories with my family here at the White House, none more special than my engagement to my amazing fiancé @MichaelZBoulos!Feeling blessed and excited for the next chapter! ❤️ pic.twitter.com/XeoSceoH8N

— Tiffany Ariana Trump (@TiffanyATrump) January 19, 2021

ME TE LEXUARAT