U helmuan katër nxënës, kjo është shkolla ku ndodhi rrjedhja e gazit në Tiranë

Aktualitet
U helmuan katër nxënës, kjo është shkolla ku ndodhi

Qatar College është shkolla në të cilën ka ndodhur rrjedhja e gazit ditën e sotme me pasojë helmimin e katër nxënësve.

Shkolla ndodhet në zonën panë Zogut të Zi në Tiranë ndërkohë që katër nxënësit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Institucioni ku ndodhi rrjedhja e gazit është një shkollë private e cila vepron në Shqipëri prej disa vitesh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

ME TE LEXUARAT