Trump nuk është presidenti i parë që nuk merr pjesë në ceremoninë e pasardhësit të tij

Bota
Trump nuk është presidenti i parë që nuk merr pjesë

Dorëzimi i pushtetit midis presidentëve është cilësuar si simbolikë e transferimit paqësor të pushtetit.

Por Trump nuk është i vetmi president që nuk ka marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Presidentë të tjerë, që nuk kanë marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësve të tyre, janë 4 presidentët e SHBA-së të cilët u vranë ndërsa ishin në pushtet: Abraham Lincoln (1865), James Garfield (1881), William McKinley (1901) dhe John F. Kennedy (1963) )

Në 1974, presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen dhe nuk mori pjesë në inaugurimin e Gerald Ford në Shtëpinë e Bardhë. Në 1921 Woodrow Wilson kishte menduar të ishte i pranishëm në inaugurimin Warren Harding, por gjatë rrugës për në ceremoni ai u sëmur.

Fakti që një president nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij është një shenjë që shoqëria amerikane ndodhet në një përçarje të madhe politike, sipas historianit presidencial Douglas Brinkley.

“Fakti që presidentët e ardhshëm dhe ata që po largohen nuk marrin pjesë në inaugurim do të thotë se diçka po ndodh me demokracinë amerikane.”

Ky ishte rasti për John Adams , djalin e tij John Quincy Adams dhe Andrew Johnson .

Kur presidenca e John Adams përfundoi në 1801, Shtetet e Bashkuara nuk kishin parë kurrë që një president të transferonte pushtetin te një kundërshtar politik – në këtë rast, Thomas Jefferson.

Në Ditën e Përurimit, Adams u largua nga Uashingtoni në heshtje, para agimit, në drejtim të Baltimore. John Quincy Adams, presidenti i gjashtë amerikan, ndoqi hapat e babait të tij kur ai refuzoi të merrte pjesë në inaugurimin e Andrew Jackson.

Presidenti tjetër që nuk mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij ishte Johnson.

Armiqësia midis Uliks S. Grant , i cili e kishte udhëhequr Unionin drejt fitores në Luftën Civile dhe fitoi zgjedhjet dhe Johnson, një Jugor që kundërshtoi “Rindërtimin”, ishte i qartë.

Çdo gjë kulmoi në momentin që Johnson refuzoi të marrë pjesë në inaugurimin e tij në 1869 – një vendim i minutës së fundit, pasi sipas raporteve një karrocë mbërriti në mëngjes për të marrë pjesë në ceremoni por më pas u kthye.

ME TE LEXUARAT