Superaksion në Tiranë, sekuestrohen 5 milion euro pasuri të vëllezërve të dënuar për trafik droge

Aktualitet
Superaksion në Tiranë, sekuestrohen 5 milion euro pasuri të

Mbi 5 milionë euro pasuri që u përkasin dy vëllezërve binjakë të cilët pastronin paratë e drogës në Spanjë duke dhënë lekë me fajde janë sekuestruar.

Kjo është dosja e dytë nga Prokuroria e Tiranës. Vëllezërit S.M dhe E.M dyshohet se pastrojnë paratë e drogës në Spanjë duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë lekë me fajde personave V.Sh. dhe E.G..

Dy vëllezërve u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

E.M.-së deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa S.M.-së i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

ME TE LEXUARAT