Ambasadori i BE-së, Soreca thirrje shqiptarëve: Rinovoni kartat e identitetit për të votuar më 25 prill

Politikë
Ambasadori i BE-së, Soreca thirrje shqiptarëve: Rinovoni kartat e

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi ku është diskutuar në lidhje me zbatimin e kodit të ri zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Soreca u ka bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë kartat e identitetit në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

"Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ-në Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t'i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së Zgjedhjeve", shkruan Soreca.

ME TE LEXUARAT