Shqipëria e gjashta në botë për emigracion masiv, Basha: Faji është i Ramës, 8 vite dështoi në gjithçka

Politikë
Shqipëria e gjashta në botë për emigracion masiv, Basha:

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e eurostat që e rendit Shqipërinë të gjashtën në botë për emigracionin masiv.

Basha përmes një postimi në rrjetin socaila Facebook shkruan se për 8 vite qeverisje Rama shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin.

Basha shkruan se tashmë ka ardhur koha për ndryshim, të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT